Albert Krasniqi, njohës i mirë i punës së Kuvendit, ka publikuar një analizë të re mbi ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, bazuar në rezultatet aktuale të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas analizës së tij, LDK-ja bie nga 20 në 19 deputetë, ndërsa PDK-ja rritet nga 25 në 26 deputetë.
Ja si duket përbërja e re e kuvendit për 100 ulëset e shumicës, sipas Krasniqit:
Lëvizja Vetëvendosje (VV): 47 deputetë (28 burra, 19 gra)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 26 deputetë (18 burra, 8 gra – 3 me kuotë)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 19 deputetë (13 burra, 6 gra – 2 me kuotë)
AAK-NISMA: 8 deputetë (5 burra, 3 gra – 1 me kuotë)
Krasniqi thekson se këto të dhëna mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.