Tash e sa ditë po flitet për një ndarje të mundshme të çiftit Kela Huta dhe Elgit Doda.
U tha se tradhëtia kishte ardhur nga Elgiti, i cili ka rënë në dashuri me një vajzë, nga Lushnja.
Si Klea ashtu edhe Elgiti, kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.
Ky i fundit, orë më parë ka bërë një paraqitje të re në llogarinë e tij në Instagram, megjithatë nuk ka dhënë asnjë shpjegim sa i përket raportimeve për ndarje.
Elgiti, ka zbuluar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, derisa ka shpërndarë edhe pamje të xhirimeve të videoklipit.
Me këtë reagim, këngëtari bënë me dije se nuk mërzitet fare se çka flitet poshtë e lartë./IndeksOnline/













































