Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar mbajtjen e garave ilegale të shpejtësisë në Prizren, gjersa bëri të ditur se shqiptuar 17 gjoba.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ndalimi i garave të shpejtësisë ka ndodhur të mërkurën.
“Më datë 21.06.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri kanë punuar në parandalimi i garave të shpejtësisë”, në bazë të urdhrit operativë të për të njëjtin qëllim.
Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te parkingjet përreth bizneseve policia ka has një numër të automjeteve. Disa nga ato kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme, patrullat kanë kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion, gjithsej janë shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit”, thuhet në njoftim.
Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.
“Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.
Policia edhe në vazhdim do të vazhdojë të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/