Ndalohen dhe largohen nga rruga pesë lëmosh-kërkues në Prizren

0
89
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kuadër të planit operativ “Lëmosh-Kërkuesit” në Prizren, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, raporton 04 Online.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit janë identifikuar pesë persona që kërkonin lëmosh në hapësira publike, ku katër prej tyre janë gjobitur për kundërvajtje, ndërsa një person pa dokument identifikimi është dërguar për trajtim të mëtejshëm nga njësiti kufitar në Vërmicë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Ndalohen dhe largohen nga rruga pesë (5) lëmosh-kërkues në Prizren

Prizren, 15.08.2025

Lëmosh-kërkimi në Prizren paraqet shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke krijuar ndjenjë pasigurie te qytetarët dhe duke cenuar imazhin e qytetit. Ky fenomen shpesh lidhet me keqpërdorim social dhe shfrytëzim, veçanërisht në ditë të frekuentuara, kur numri i kërkuesve rritet ndjeshëm. Policia synon ta adresojë përmes masave ligjore dhe operacioneve të rregullta.

Andaj, sot, më datë 15.08.2025, nga ora 08:00, njësitë sektoriale të Stacionit Policor Prizren kanë zbatuar planin operativ “Lëmosh-Kërkuesit”, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe respektimit të dispozitave ligjore në fuqi.

Si rezultat i operacionit:

Janë identifikuar pesë persona që kërkonin lëmosh në hapësira publike.

Katër prej tyre janë sanksionuar me tiketa për kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP).

Një person nuk posedonte dokument identifikimi. Për këtë rast është njoftuar pika kufitare në Vërmicë, konkretisht njësiti i Vijës së Gjelbër, i cili ka marrë në dorëzim personin për trajtim të mëtejshëm të rastit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e rendit dhe të raportojnë çdo veprim që cenon sigurinë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here