Ndalimi i mbajtjes së referendumit serb, Tërmkolli: Fitore domethënëse për Kosovën, me Kurtin e Osmanin

0
327

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli e ka quajtur fitore të vendit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, mos mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tani Serbia duhet të mësohet që ta respektojë e pranojë Kosovën shtet.

“Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd”, ka shkruar Tërmkolli.

Kosova ka ndaluar mbajtjen e referendumit serb. Deputetët e Kuvendit dje miratuan një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here