Ndalimi i importeve nga Serbia dhe CEFTA, “Der Standard”: Gjermania presion Kosovës

0
70

Dhjetë vjet më parë, qeveria gjermane nisi të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për të përshpejtuar afrimin e rajonit me BE-në dhe për të përmirësuar bashkëpunimin midis shteteve.

Gazeta  vieneze “Der Standard” shkruan se Kosova, po vihet nën presion nga diplomatët gjermanë.

Qasja sipas artikullit vlerësohet të jetë “akomoduese” ndaj Serbisë.

Në artikull përmendet ndalesa e  importit të mallrave nga Serbia në Kosovë, që Qeveria e mori në mes të korrikut të vitit 2023, për, siç tha, arsye sigurie.

“Kosova tashmë është subjekt i sanksioneve të BE-së, të quajtura “masa”, për shkak të vendimeve të tjera të qeverisë së Albin Kurtit.

Serbia, nga ana tjetër, është partneri numër një tregtar – edhe për Gjermaninë, edhe pse milicitë serbe të lidhura me regjimin në Beograd kanë kryer një sulm terrorist kundër policisë kosovare pikërisht një vit më parë, ku mbeti i vrarë një polic kosovar. Serbia nuk u mbajt kurrë përgjegjëse për këtë.

Ndërkohë, dy shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania dhe Franca, kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ekonomike me qeverinë serbe. Gjermania dhe kompanitë e saj të automobilave, si Mercedes, po mbështesin hapjen e një miniere të diskutueshme të litiumit në Serbinë perëndimore sepse duan ta përdorin këtë lëndë të parë për bateritë e makinave të tyre elektrike. Franca, nga ana tjetër, i shiti Serbisë dymbëdhjetë avionë luftarakë Rafale”, thekson artiukulli.

Artikulli tutje thekson se në fakt, nuk ka asnjë shenjë se Vuçiq po shkon drejt perëndimit.

Së fundmi, Gjermania ka kërkuar nga krerët institucionalë në Kosovë që të heqin dorë nga këmbëngulja e tyre me ndalesën ndaj mallrave serbe dhe të mos rrezikojë përjashtimin nga CEFTA.

Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe, paralajmëroi  ditë më parë i dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here