Ndalet për 48 orë kryetari i KKZ-së në Prizren, dyshohet për manipulim me vota

0
115

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Nysret Bytyqi, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i tij lidhet me dyshime për manipulim me vota në Prizren.

Për rastin e njëjtë është arrestuar edhe Hasan Paçarizi, i cili po ashtu është ndaluar për 48 orë.

Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet që të ndërmerren veprime të tjera procedurale në varësi të zhvillimit të hetimeve.

Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk ka një njoftim zyrtar për detajet e rastit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të reja lidhur me këtë çështje./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here