Sabit Mazreku, ish-luftëtar i UÇK-së dhe rreshter i klasit të parë në Gardën Kombëtare të FSK-së, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare.
Ai ishte pjesë e Brigadës 122 “Imer Krasniqi”, Batalionit Gardist të TMK-së dhe më pas shërbeu me përkushtim në FSK. Vepra e tij mbetet simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun.
Për vdekjen e Mazrekut ka shkruar edhe Rrahim Bekteshi, ish-zëvendës komandant i Batalionit Gardist të TMK-së në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”, i cili ka thënë se lajmin e mori me shumë pikëllim për ndarjen nga jeta të Mazrekut.
Postimi i plotë i Rrahim Bekteshit:
NDAHET NGA JETA USHTARAKU RRESHTERI KLASIT TË PARË NGA GARDA KOMBTARE SABIT MAZREKU
(12.02.1977- 16.06.2025)
Ndahet nga jeta Rreshteri klasit të parë Sabit Mazreku.
Ushtaraku Sabit Mazreku ishte luftëtar lirie në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”, pjestar i Batalionit Gardist të Z2M të TMK-së “Besim Ndreca” dhe se fundi rreshter i klasit të parë pran Gardës Kombtare të FSK-së .
Me pikëllim të thellë morën lajmin e ndarjes nga jeta të shokut tonë të luftës dhe paqes, Sabit Mazreku nga Guriqi i Malishevës.
Sabiti ka qenë fillimisht pjesëtar i vyer i UÇK-së, më pas ka shtrirë kontributin e tij në Batalionin Gardist të TMK-së dhe së fundmi nën uniformën e FSK-së si pjesëtar i Gardës Kombëtare.
Guximi i tij në luftë dhe dashuria për atdheun do të kujtohen përherë si frymëzim për brezat dhe krenari e kombit nëpër faqet e historisë së lavdisë së çlirimtarëve. Vepra e tij do të jetojë e gjallë në zemrat e gjithë atyre që e njohën, ushqyer nga shkëndija më e lartë e respektit dhe dashurisë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 16 qershor 2025, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Guriq.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.