Ndahen çifti i BBVK? Diana dhe Arioni fshijnë të gjitha fotot bashkë, nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram

0
61

Lidhja e një tjetër çifti të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova raportohet ka marrë fund.

Diana dhe Arioni, dy ish-banorët e këtij edicioni, kanë vendosur të ndahen pas një periudhe të shkurtër bashkë.

Lajmi u raportua nga Prive, duke bërë të ditur se dyshja ka kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila përfundimisht ka çuar në ndarje.

Një tjetër sinjal që ka konfirmuar përfundimin e lidhjes së tyre është mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.

Diana dhe Arioni kanë fshirë çdo postim të mëparshëm si çift dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke i dhënë fund edhe virtualisht marrëdhënies së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here