Nazife Kokollari – Tahiri kalon nga LVV në AAK në Prizren, nis rrugëtim të ri politik

0
269

Në fund të mandatit të saj, asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Nazife Kokollari – Tahiri, ka njoftuar se i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke nisur kështu një rrugëtim të ri politik, raporton 04 Online.

Ajo tha se ky hap është shprehje e përkushtimit për të kontribuar më shumë për komunitetin dhe vlerat që përfaqëson Aleanca.

Njoftimi i plotë i Nazife Kokollari – Tahiri

Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëvendas,

Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur.

AAK është shtëpia politike e vlerave që i besoj: liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve.

Jam e bindur se së bashku, me punë dhe përkushtim, mund të sjellim ndryshime pozitive për të gjithë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj!

Përpara me AAK-në, përpara për Prizreni!🇦🇱🇽🇰

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here