Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës.
Ajo shton se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo në Twitter.
EULEX-i ka konfirmuar se nga ky sulm që ndodhi në Rudare nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.