Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 të UEFA Nations League në datën 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës. UEFA ka vendosur që ky takimin të luhet në Çeki, në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.
Tri ditë më pas (10) kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në “folenë kuqezi”. Sfidë në “Air Albania” është planifikuar të nisë prej orës 20:45 të 10 shtatorit.
Në muajin tetor, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Nations League. Ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, në transfertë. UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen këto dy takime.
Çeki-Shqipëri do të zhvillohet në “Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45. Ndërsa Gjeorgji-Shqipëri, e programuar për datën 14 tetor, do të luhet në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium”, në kryeqytetin e Tbilisit. Duke nisur nga ora 18:00.
Dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve të Sylvinhos janë në shtëpi. Të dyja në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Sfida kundër Çekisë në datën 16 nëntor (20:45). Pas tri ditësh përballë Ukrainës (19), në të njëjtin orar./SS