Kryeministri i sapozgjedhur i Skocisë, Humza Yousaf, së fundmi ka ndarë një foto për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tregohet momenti kur ai drejton familjen e tij në lutjet, në natën e tij të parë në rezidencën zyrtare, Bute House.
Ai shkruan se kjo është lutja e parë që bëjnë ata si familje në statusin e tij zyrtar.
“Një moment i veçantë duke e çuar familjen time në lutjet në Bute House, siç është zakon, pasi e kemi prishur agjërimin së bashku”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë kujtojmë se parlamenti skocez zgjodhi Yousaf, kreun e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), si ministrin e ri të parë të martën, ku 37-vjeçari mori shumicën e dhomës me 71 vota.
Yousaf u bë myslimani i parë që drejton një parti të madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe është lideri i parë i pakicës etnike i një qeverie të decentralizuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri i sapozgjedhur i Skocisë, Humza Yousaf, së fundmi ka ndarë një foto për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tregohet momenti kur ai drejton familjen e tij në lutjet, në natën e tij të parë në rezidencën zyrtare, Bute House.
Ai shkruan se kjo është lutja e parë që bëjnë ato si familje në statusin e tij zyrtar.
“Një moment i veçantë duke e çuar familjen time në lutjet në Bute House siç është zakon pasi e kemi prishur agjërimin së bashku”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë kujtojmë se parlamenti skocez zgjodhi Yousaf, kreun e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), si ministrin e ri të parë të martën, ku 37-vjeçari mori shumicën e dhomës, me 71 vota.
Yousaf u bë myslimani i parë që drejton një parti të madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe është lideri i parë i pakicës etnike i një qeverie të decentralizuar në Mbretërinë e Bashkuar.