Amir Rrahmani pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës, kur Napoli do të vizitojë Genoa-n në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.
Mediat italiane kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e tij për skuadrën e drejtuar nga trajneri Antonio Conte.
Të mërkurën, portali “calcionapoli24”, i cili është afër klubit napolitan, ka publikuar statistika interesante që krahasojnë performancën e Napolit me dhe pa pr presence-n e Rrahmanit në fushë.
Napoli duket si dy ekipe të ndryshme: me Rrahmanin dhe pa të. Ai mungoi në katër ndeshjet e fundit, ku skuadra regjistroi një barazim me Copenhagenin, një fitore ndaj Fiorentinës dhe humbje nga Juventusi dhe Chelsea, duke pranuar gjithsej tetë gola, shkruan ky medium.
Në total, pa Rrahmanin Napoli ka pësuar 26 gola në 15 ndeshje dhe ka regjistruar gjashtë humbje. Me Amirin në fushë, ekipi ka pranuar vetëm 11 gola në 19 ndeshje, shkruan “calcionapoli24”.
Rrahmani, dy herë kampion i Italisë me Napolin, ka pësuar këtë sezon lëndime muskulore që e kanë mbajtur larg fushës. Një lëndim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në shtator, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.
Pritet që kualiteti i tij dhe prezenca në mbrojtje të ndihmojnë Napolin të rifitojë stabilitetin dhe rezultatet pozitive në Serie A.














































