Napoli ofron 40 milionë euro për Dan Ndoye, Nottingham Forest ende në garë

0
82

Napoli ka bërë një ofertë të re për anësorin e Bolognas, Dan Ndoye, në formë huazimi me detyrim blerjeje që mund të arrijë deri në 40 milionë euro, shkruan 04 Online.

Sipas Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, oferta përfshin 9 milionë euro për huazim, 26 milionë euro detyrim blerjeje dhe 5 milionë euro bonuse të bazuara në performancë, një skemë e ngjashme me transferimin e Lorenzo Luccas.

Ndoye ka arritur marrëveshje personale me Napolin dhe Nottingham Forestin, ndërsa Bologna nuk ka nxitim ta shesë, veçanërisht pas largimit të Beukemës drejt Napolit.

Mbetet të shihet nëse Bologna do të pranojë ofertën e Napolit apo do të presë një kundër ofertë nga Premier League./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here