Napoli ia mësyn kapitenit të Romës

0
33

Disa burime në Itali raportojnë se Napoli ka hedhur sytë nga kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, për merkaton e janarit.

Napoli është i interesuar të nënshkruajë me Pellegrinin gjatë merkatos së janarit, ndërsa trajneri Antonio Conte synon të forcojë mesfushën e Partenopeit muajin e ardhshëm.

Sipas disa burimeve, përfshirë Gazzetta dello Sport, Repubblica, dhe Sky Sport Italia, mesfushori italian është një nga objektivat kryesorë të Napolit.

Pellegrini ka pasur një fillim të vështirë të sezonit në kryeqytet. Përveç akuzave të padrejta nga disa tifozë për rolin e tij të supozuar në shkarkimin e Daniele De Rossit, ai ka humbur edhe vendin e titullarit nën drejtimin e Claudio Ranierit.

28-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke luajtur vetëm 168 minuta nën drejtimin e Ranierit dhe ka qëndruar në stol në tre nga katër ndeshjet e fundit të Serie A.

Kontrata e tij me Romën skadon në qershor 2026, por Napoli sheh një mundësi për ta sjellë mesfushorin italian në “Stadio Diego Armando Maradona” gjatë janarit.

Gjithashtu, Napoli është i interesuar edhe për kapitenin e Juventusit, Danilo, por mbetet për t’u parë nëse Bianconerët do ta lejojnë brazilianin të bashkohet me një rival të drejtpërdrejtë në mes të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here