Nagelsmann: Gruda mbetet në planet e Gjermanisë

0
70

Sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda vazhdon të jetë në radarët e përfaqësueses së Gjermanisë. Trajneri Julian Nagelsmann ka konfirmuar se talenti ofensiv ishte shumë pranë një ftese për Euro 2024, por në fund nuk u përfshi në listën përfundimtare.

Sipas teknikut gjerman, Gruda po kalon një formë të mirë me RB Leipzig dhe zotëron cilësi të mëdha, megjithatë për ta siguruar një vend të qëndrueshëm në skuadër duhet të rrisë numrin e golave dhe asistimeve.

E ardhmja ndërkombëtare e lojtarit ende nuk është mbyllur zyrtarisht, por sinjalet tregojnë se prioriteti i tij mbetet Gjermania, me objektivin për të qenë pjesë e ekipit në Kupën e Botës 2026./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here