Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi.
Kjo me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë nga ora 10:00 në sallën e Konferencave e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Muaji i shenjtë i Ramazanit nis të shtunën më 1 mars./IO