“My mini me”, Dafina tregon se kujt i përngjan djali

0
60

Dafina Zeqiri së fundi ka treguar nëse djali i ngjan asaj apo Kreshnikut.

Kujt i përngjan fëmija zakonisht është ndër temat më të ëmbla të diskutueshme pas ardhjes së një jete të re në familje.

Kësaj duket se nuk i kanë shpëtuar as Dafina e Kreshniku.

Në “garën” miqësore Dafina sapo ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Artistja e njohur ka ndarë së fundmi një foto të ëmbël në Instagram story, ku shfaqet duke puthur djalin e saj, shoqëruar me mbishkrimin e qartë: “My mini me”.

Ky postim vjen si një përgjigje lozonjare për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e çiftit, duke “vulosur” se i vogli ka marrë tiparet e së ëmës.

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u përfolën shumë që nga lidhja, te martesa e tyre, e jo më pak edhe qëkur u bënë prindër.

Ata u bënë prindër për herë të parë në korrik të këtij viti, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Daskan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here