Mustafi: Shqiptarët e Luginës të gatshëm të bëhen pjesë e FSK-së, por assesi pjesë e ushtrisë së Serbisë

0
67

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar, tha se të rinjtë shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe jo ushtrisë serbe, pavarësisht thirrjeve.

Mustafi deklaroi se të rinjtë shqiptarë nga Lugina po largohen nga vendi i tyre vetëm për të mos marrë pjesë në ushtrinë e Serbisë.

“Ngjalli shumë frikë të madhe dhe tmerrësisht. Pasi ne po përballemi me largimin e shumë të rinjve nga Lugina e Preshevës. Por marrë parasysh edhe masat siç është pasivizimi i adresave ku Komiteti i Jasingut e ka cilësuar si spastrim etnik me mjete administrative.

Kjo veçse e shton edhe një masë tjetër për detyrimin e qytetarëve të Luginës, respektivisht të rinjtë të largohen nga aty. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë shumë të gatshëm të marrin pjesë në FSK e assesi në ushtrinë serbe, ku kjo e fundit cilësohet se ka kryer krime dhe ka qenë dhe është armiqësore ndaj Kosovës”, u shpreh Mustafi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here