Mustafa për dinarin: Vendim i drejtë, por i pamenduar mirë për zbatim, druaj se do të paguajmë çmim të lartë politik

0
181

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar për IndeksOnline-n Rregullorën e rë të BQK-së, e cila ka nxitur reagime të mëdha të ambasadorëve të QUINT-it si edhe të Brukselit zyrtar.

Mustafa e ka vlerësuar si vendim të drejtë, por të pamenduar mirë për zbatim.

Më tej, ai thotë se zbatimi i kësaj rregulloreje do të duhej të bëhej në bashkërenditje me ndërkombëtarë, për t’u iku pasojave për të cilat po deklarohet SHBA-ja.

“Është vendim i drejtë, por i pamenduar mirë për zbatimin. Është vazhdim i vendimeve, të cilat i kanë përballur në mënyrë të gabuar institucionet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në. Zbatimi i Rregullores së BQK-së do duhej të bëhet në bashkërenditje me ndërkombëtarët, për t’u ikur pasojave për të cilat po deklarohet SHBA-ja, e të cilat, koha ka treguar se , nuk mund të parandalohen dhe evitohen pa bashkëpunim dhe koordinim”, ka thënë Mustafa.

“Do të jetë shumë e dëmshme për Kosovën, nëse vendimet që janë të bazuara në Kushtetutë, për shkak të ngutisë dhe gabimeve në implementim do të vlerësohen nga komuniteti ndërkombëtar si cenim i të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Për vlerësime të tilla, druaj se do të paguajmë çmim të lartë politik”, ka përfunduar Mustafa.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë dhe kryetemë e këtij takimi ishte Rregullorja e re e BQK-së./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here