Mustafa Nano: Jam pro ndalimit të ezanit dhe kambanave

0
1140

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar falja e besimtarëve myslimanë në Sheshin Skënderbej për Bajram.

Mustafa Nano mendon se një ngjarje e tillë nuk duhet të ndodhë dhe e sheh si një pushtim të sheshit.

Ndërsa pedagogia, Anjeza Xhaferaj, nuk e sheh si problematike dhe thotë se sheshi përdoret edhe si “mehjane” ku pihen birra dhe shihen ndeshje, ndaj nuk ka arsye tu ndalohet falja myslimanëve.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Zoti Nano cfarë është shqetësimi juaj në këto pamje që transmetuam? (pamje nga falja e besimtarëve).

Mustafa Nano: Etërit themelues të shtetit shqiptar, kanë patur përgjegjësi se i ka bërë bashkë një qasje laike, megjithëse kishin një background Osman. Ishin njerëz, ose me orgjinë myslimane, ose besimtarë. Naim Frashëri ishte besimtar, por dashuria për përëndimi i bënte bashkë këta njerëz. Laicizme, do të thotë që fetë kanë vendin e vetë në shoqëri. Feja është e ndarë nga politika.

Hapësira publike, e cila na përket të gjitha, sheshet, rrugët, kodrat, duhet të mbetet laike, të bëjmë çmos ta ruajmë laike. Të mos zaptohet nga njerëz që kanë pasione dhe sentimente fetare. Po bëhet Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse dhe Katolike janë në qendër. U është krijuar rekuizita e nevojshme të ushtrojnë besimin e tyre.

Në Britaninë e Madhe, duke qenë se shoqëritë janë multi fetare dhe multi etnike, respektohen të gjithë. U bëhet apel komuniteteve fetare që të mos invadojnë. Kanë hequr kambana dhe ezanin. Unë po të isha në politikë, do të kërkoja heqjen e kambanave dhe ezanit. Nuk janë esenciale këto për fenë, janë garniture. Në perëndim i kanë hequr, edhe kambanat edhe pse është vendi i tyre. Mua me shqetëson fakti i protagonizmi fetar nëpër sheshe. Ashtu lindin emocionet e forta, emocionet e egra, lindin kontrastet mes feve. Mua me shqetëson ekstremizmi dhe tendenca për ta manifestuar publikisht dhe në mënyrë spektakolare fenë.

Anjeza Xhaferaj: U përdor terminologjia pushtim. Nuk më duket pushtim. Gjysmë ore dy ditë në vit, nuk më duket gjë e madhe, nuk e prish sheshin, as e dëmton, as e ndalon qarkullimin. Sheshet marrin jetë kur njerëzit i jetojnë ato. Mund të kthehet në mejhane ku pihen burra për ndeshjet, mund të bëhen koncerte, do të kthehet në fan zone. Nuk më duket problematike. Nuk është një çështje esenciale e besimit, por meqë e nxorrët në këtë pikëpamje. Nga pikëpamja estetike nuk më fyen fare, jo se jam vetë me shami.

Ju shihni pushtim, unë shoh njerëz që falen, i falen Zotit. Janë të numërueshëm, të dukshëm. Problem janë ata që fshihen dhe jo ata që duken. Kapeni vetëm në elementët vizivë. Islami është shumë më tepër se sa kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here