Një rast i kanosjes ishte raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Me datën 16 gusht në fshatin Mushtisht të Suharekës në orët e mbrëmjes një person, mashkull kosovar i dehur me armë në dorë kishte kërcënuar anëtarët e familjes.
Rastin në Polici e kishte denoncuar një grua, e cila ka deklaruar se vëllai i saj i dehur po kërcënon anëtarët e familjes. Sipas saj i dyshuari mbante një armë zjarri në dorë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer bastisje brenda shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo s’kishin gjetur asgjë të dyshimtë. Ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Ndërkaq, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës dje më 24 gusht ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar.
I njëjti pas verifikimit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE / Fsh. Mushtisht, Suharekë 16.08.2022-21:06. Lidhur me rastin me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti pas verifikimit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në raportin e PK-së./SO