Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në La Liga.
Me dy golat e realizuar ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave, duke lënë pas legjendën Samuel Eto’o. Ky rekord kishte qëndruar për vite, por tashmë i përket bomberit nga Kosova.
Forma e tij e jashtëzakonshme e ka futur edhe në garë për “Këpucën e Artë” në Spanjë, ku me 21 gola është shumë pranë Kylian Mbappé, që kryeson listën.
Ndërkohë, Mallorca është drejt një fitoreje të rëndësishme, e cila mund ta ngjitë skuadrën në vendin e 15-të në tabelë./04 Online














































