“Gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, mund të ndërrojë mjedis në afatin kalimtar të janarit.
“Sky Deutschland” raporton se Union Berlin është i interesuar për Muric dhe pritet ta bëjë një ofertë si huazim në janar me opsion blerje në verë.
24-vjeçari aktualisht luan në Premierligë te skuadra e Burnleyt, mirëpo në këtë skuadër është portier i dytë.
Muric ishte ndoshta lojtari më meritor për rikthimin e Burnley në Premierligë këtë sezon, pas super paraqitjeve në Championship.
Vlera momentale e portierit të Kosovës është nëntë milionë euro.
Manchester City, NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II dhe Adana Demirspor janë ekipet në të cilat është paraqitur deri më tash Arijanet Muric.