Murati thotë se të hyrat buxhetore kanë tejkaluar 3 miliardë euro, akoma pa përfunduar viti

0
49

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se për herë të parë në histori të vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën e 3 miliardë eurove.

Përmes një postimi në Facebook, Murati u shpreh se është arritur realizimi 100 për qind i planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti, raporton IndeksOnline.

“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, u shpreh Murati.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.

Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here