Nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin sot të ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare, vendi rrezikon të humbasë pakthyeshëm mbi 200 milionë euro, ka paralajmëruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Sipas tij, 88 milionë euro janë pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, ndërsa më shumë se 120 milionë euro lidhen me tri marrëveshje të rëndësishme me Bankën Botërore.
Murati ka theksuar se për miratimin e këtyre marrëveshjeve nevojiten 80 vota në Kuvend, duke apeluar që deputetët të marrin vendimin që, siç tha ai, është jetik për financat dhe projektet zhvillimore të vendit.













































