Murati: Synojmë të punësojmë nga një anëtar për familje, i kemi mbështetur 300 mijë punëtorë

0
234

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka bërë prezantimin e masave të veçanta si dhe aktivitet e Ministrisë për sa i përket fushës së mirëqenies sociale.

Ministri Murati ka thënë se si Qeveri e Kosovës janë munduar që të ndërmarrin masa të nevojshme që të adresojnë mbështetjen ndaj qytetarëve të vendit.

Gjithashtu, i pari i Ministrisë së Financave ka përmendur edhe mbështetjen për familjet që kanë humbur anëtarë nga virusi COVID-19, si dhe skemat sociale e për pensionistët, po ashtu edhe mbështetjen për fëmijët dhe gratë lehona.

Murati ka shtuar se te pensionistët kanë bërë rritje të skemave pensionale 11% për rritje bazike.

Ai ka thënë se kanë shpërndarë edhe kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje, ku kanë përfituar nga 60 euro, po ashtu është bërë shpërndarja e 300 mijë shujtave.

“Kemi pasur një sërë masash te mbështetja për familjet që kanë humbur familjarë nga Covid-19 me nga 1500 euro, me ç’rast kanë marrë këto mjete secila familje. Jemi mundur të përkujdesemi për ato familje që kanë humbur një anëtar të familjes. Kemi pasur mbështetjen edhe për skema sociale, si dhe mbështetja për pensionistë. Për këto kategori kemi pasur rritje 30 për qind për skema sociale. Te pensionistët kemi bërë rritjen 11% për rritje bazike.

Kemi shpërndarë kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje, ku kanë përfituar nga 60 euro. Janë shpërnda 300 mijë shujta. Kemi pasur mbështetje edhe për lehonat, ku nga gushti kemi filluar me zbatimin e kësaj mase. E kemi parë të nevojshme të mbështesim edhe gratë e punësuara përveç lehonave që të marrin 6 muaj mbështetje”, tha Murati.

“Kemi pasur mbështetjen edhe për punëtorë dhe kanë qenë 300 mijë përfitues. Ideja është që të punësojmë një anëtar të familjes. Projektligji për pagën minimale parasheh heqjen e tatimit për pagën që e ka 250 euro. Secilit të punësuar ajo pjesa që është ndalë tatim i dalin shtesë për pagën.

Kemi rritur subvencionet për 60 për qind për bujqit, marrë parasysh edhe krizën e çmimeve”, tha Murati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here