Murati: Janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje

0
191

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pagat për punonjësit e sektorit publik janë ekzekutuar të premten me rritje.

Sipas tij, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë, duke shtuar një njësi koeficienti, që përkthehet në 110 euro shtesë. Megjithatë, kjo rritje do të zbatohet në dy faza:

🔹 Faza e parë, me 55 euro shtesë, është ekzekutuar sot.
🔹 Faza e dytë, me 55 euro të tjera, do të zbatohet në korrik 2025.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve financiare të punonjësve të sektorit publik./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here