“Mungesë respekti ndaj Thiago Silvës”, lojtarët e Chelseat kundër Pochettinos

0
169

Pavarësisht një merkatoje plot shpenzime të çmendura, Chelsea vijon të zhgënjejë tifozët në mënyrë sistematike. Skuadra londineze renditet në vendin e 12-të pas 16 javëve të para në Premier League.

Duke qenë më afër zonën së ftohtë sesa vendit të katërt, që do të sillte kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Së fundmi ka shpërthyer një çështje Thiago Silva.

Gjatë humbjes 2-0 me Evertonin në “Goodison Park”, Reece James u dëmtua. Dhe trajneri Mauricio Pochettino urdhëroi kapitenin që shiritin t’ia kalonte Conor Gallagher. Dhe jo “veteranit” brazilian.

Veprim që nuk është pritur aspak mirë nga lojtarët e Chelseat, të cilët gëzojnë një respekt të madh për Thiago Silvën. Shtypi anglez shkruan se ata nuk e besuan dot që shiriti nuk kaloi në krahun e 39-vjeçarit pas largimit të James.

Dhe zgjedhjen e teknikut argjentinas e cilësojnë si një mungesë të theksuar respekti përkundrejt qendërmbrojtësit, i cili në mungesë të kapitenit James dhe zv kapitenit Chilwell, duhej të merrte shiritin përpara 23-vjeçarit Gallagher./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here