Mungesat e materialit për hemodializë, Bajrami: Largimi i qeverisë Kurti është urgjencë qytetare

0
76

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me mungesën e materialit për hemodializën, duke thënë se qeverisja aktuale edhe kategorinë më të ndjeshme e ka lënë nën mëshirën e fatit.

Bajrami ka thënë se qeveria Kurti ka lidhur mijëra kontrata një burimore, derisa SHSKUK-në dhe qendrat e tjera i ka lënë pa material bazik për hemodializën.

Ajo ka thënë se largimi i kësaj qeverie është urgjencë qytetare.

“Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit. Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndësi shteti nuk është me rëndësi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre .Largimi i tyre nga keqqeverisja është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë”, ka shkruar Bajrami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here