Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sipas një studimi të publikuar në Frontiers in Immunology.
Vitamina D prodhohet nga organizmi dhe shpesh njihet për përfitimet e saj për shëndetin. Studimet e fundit tregojnë se ajo ndikon edhe tek qelizat kyçe të sistemit imunitar.
Kjo zbulim mund të shpjegojë se si vitamina D rregullon reagimet imunitare që lidhen me sëmundjet autoimune.
Ekipi kërkimor u fokusua në mënyrën se si vitamina D ndikon në një mekanizëm të rëndësishëm të sistemit imunitar, aftësinë e qelizave dendritike për të aktivizuar qelizat T.
Tek individët e shëndetshëm, qelizat T luajnë rol kyç në luftimin e infeksioneve. Por tek pacientët me sëmundje autoimune, ato mund të fillojnë të sulmojnë indet e trupit të tyre.
Duke studiuar qelizat nga minjtë dhe njerëzit, studiuesit zbuluan se vitamina D shtoi prodhimin e molekulave CD31 në sipërfaqen e qelizave dendritike, duke penguar aktivizimin e qelizave T.
CD31 ndihmonte të dy llojet qelizore të shmangnin krijimin e një kontakti të qëndrueshëm, i cili është një hap i rëndësishëm për aktivizimin imunitar, duke ulur ndjeshëm reagimin e sistemit imunitar.
Sipas studiuesve, këto zbulime ndihmojnë në kuptimin se si mungesa e vitaminës D mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar dhe në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve autoimune.
Niveli i ulët i vitaminës D ka qenë prej kohësh një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e sëmundjeve autoimune të rënda. Studimi zbulon një mënyrë se si metabolitët e vitaminës D mund të ndikojnë në mënyrë dramatike në sistemin imunitar.