Ka disa përbërës kundër panikut që mund të ndihmojnë poashtu në trajtimin e tij bashkë më psikoterapi dhe medikamente të tjera kur është e nevojshme
Një studim nga Japonia i kryer në 21 individë ka treguar se shqetësimi dhe sulmet e panikut janë ngushtë të ndërlidhura me nivelet e vogla të vitaminës B6 dhe hekurit.
Hekuri dhe vitamina B6 janë kruciale për shkrirjen e triptofanit në serotoninë – që zakonisht e kontrollon kapacitetin kardiovaskular dhe pushimin, e gjithashtu shëndetin e mendor.
Sulmet e panikut dhe shqetësimi konsiderohen probleme psikiatrike dhe shpeshherë simptomat paraqiten papritmas, transmeton Telegrafi.
Disa nga simptomat më të zakonshme janë: dridhja, djersitja, problemet me frymëmarrje etj.
Shpeshherë hekuri dhe vitaminat B janë të ndërlidhur me këto çrregullime. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, pas kryerjes së testeve në lloje t ndryshme të vitaminës B, ekspertët kanë arritur konkluzionin se vitaminat B12 dhe B2 nuk kanë të bëjnë me këto çrregullime aspak.
Kjo do të thotë se çrregullimet e tilla ndërlidhen vetëm me mungesën e vitaminës B6. Megjithatë, duhet të ceket se të gjitha vitaminat janë thelbësore për shëndetin mendor dhe mungesa e tyre shkakton dëme të ndryshme.
Çfarë është sulmi i paniku?
Sulmi i paniku është ndjenjë frike dhe ankthi që mund të na pushtojë krejt papritur dhe zakonisht shoqërohet me simptoma të forta fizike si marramendje, gulçim dhe të rrahura të shpejta të zemrës.
Këto sulme mund të duken të paparashikueshme, por hulumtimet dhe vëzhgimet klinike tregojnë se faktorë të veçantë, duke përfshirë zgjedhjet e stilit të jetesës, mund të luajnë një rol në nxitjen e sulmeve të panikut. /Telegrafi/