Lisandro Martinez, që po kalon te Manchester United, është përgjegjës për një nga ekzekutimet më të bukura.
Djajtë e Kuq janë në prag të kompletimit të nënshkrimit të lojtarit pasi ranë dakord për një marrëveshje prej 52 milionë euro me Ajaxin.
Mbrojtësi do të ribashkohet me Erik ten Hag në Old Trafford, pasi ka bërë përshtypje gjatë kohës së tij në Holandë.
Man United tashmë ka siguruar shërbimet e tij, i cili ka shumë talent. Epo, kjo është duke gjykuar nga gjuajtja e tij e çmendur e ekzekutuar në terrenin e stërvitjes.
Një video e Martinezit duke kryer një lëvizje te Ajax është rishfaqur në internet përpara transferimit të tij te Man United.
Videoja tregon argjentinasin duke e futur topin në rrjetë nga prapa vijës së portës, pasi bëri një goditje me kthesë.
Ai largohet nga vendi sikur ta ketë bërë njëqind herë atë gjuajtje të tillë. /Telegrafi/