Muja reagon pas arrestimeve: Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji?

0
190

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pasi gjatë ditës shtunë Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Haviz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmenit Ridvan Muharremi që ishin arrestuar të premten nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka theksuar se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Sipas Mujës, dosja është nxjerrë nga konteksti dhe ka gabime elementare, duke theksuar se më gjasë zyrtarët e MINT-it janë arrestuar pa u dëgjuar fare.

Muja ka pyetur se “Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV-së nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterur rezervat duke mbajt ders?”

Sipas dosjes së Prokurorisë pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë. Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

Por, Muja ka theksuar se mungojnë rreth 300 mijë euro dhe jo 600 mijë.

“Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro)”, ka shkruar Muja në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here