Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pas fitores së mbrëmshme të Ballkanit ndaj Sivassporit në kuadër të Ligës së Konferencës, ka thënë se si komunë në të gjitha proceset kemi qenë të heshtur, por puna e ka dëshmuar identitetin tonë.
Po ashtu, kryetari Muharremaj ka thënë se Kosovës dhe jashtë saj do t’ia dëshmojmë profesionalaizmin në të gjitha fushat.
Ai shtoi se profesionalizmin po e tregojmë aktualisht në të gjitha sportet, duke theksuar se i njëjti ritëm do të dëshmohet në të gjitha drejtimet.
Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:
Si komunë në të gjitha proceset kemi qenë të heshtur, por puna e ka dëshmuar identitetin tonë.
Kosovës dhe jashtë saj, kemi me ja dëshmu profesionalizmin në të gjitha fushat.
Po dëshmohemi në të gjitha sportet aktualisht, e që i njejti ritëm do të dëshmohet në të gjitha drejtimet.
Dashninë për të ardhmen e brezave e kemi të sinqertë, prandaj punojmë secilën ditë t’i kemi sa më afër sukseset.
Kudo që i takoni apo keni shoqëri me qytetarët e kësaj komune, ta dini se jeni me fat.