Muçaj: Sporti, rinia dhe bashkimi komunitar në qendër të angazhimit tim për Prizrenin

0
49

Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edon Muçaj, ka bërë të ditur se fokusi i tij do të jetë edhe te zhvillimi i kulturës, rinisë dhe sportit në qytet, nëse fiton besimin e qytetarëve, shkruan 04 Online.

Muçaj ka theksuar se planifikon të angazhohet për krijimin e tereneve sportive nëpër lagje të ndryshme të qytetit, subvencionimin e klubeve sportive, pa dallime politike dhe mbështetjen e turneve tradicionale në futboll të vogël, si pjesë e promovimit të sportit dhe bashkimit komunitar.

Ai ka shtuar se këto iniciativa do të ndihmojnë në fuqizimin e të rinjve dhe në rritjen e aktiviteteve sportive e kulturore në Prizren.

https://www.facebook.com/reel/25126433470284080

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here