Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Edon Muçaj, ka thënë se do të angazhohet për një administratë komunale më efikase dhe transparente, shkruan 04 Online.
Ai tha se nëse merr besimin e qytetarëve më 12 tetor, do të angazhohet për pagë shtesë për zyrtarët e administratës komunale, trajnime të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe krijimin e një platforme dixhitale për përcjelljen e statusit të kërkesave nga qytetarët.
Po ashtu, Muçaj ka paralajmëruar edhe themelimin e një zyre informative ku qytetarët do të mund të marrin sqarime dhe shërbime nga secila prej 13 drejtorive komunale.
“Administrata duhet të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të garantojë cilësi në çdo hap. Ky është zotimi im ndaj prizrenasve”, ka deklaruar Muçaj.