Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Edon Muçaj, në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe, shkruan 04 Online.
Muçaj ka theksuar se përkushtimi i tij ndaj Prizrenit buron nga dashuria për qytetin dhe dëshira që fëmijët e tij të rriten në një Prizren më të zhvilluar e me mundësi më të mira.
“Të dashur qytetarë të Prizrenit tani më jemi nga fundi i fushatës zgjedhore e përzemërsisht dua të ju falenderojë secilin për angazhimin dhe mbështetjen tuaj! Unë kam vendosur që fëmijët e mi të jetojnë në qytetin e bukur të Prizrenit, unë kam vendosur që përjetësisht të jem bir i këtij qyteti andaj edhe kam vendosur që të jem në shërbimin tuaj për hirë të qytetit tonë!” ka deklaruar Muçaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor t’i japin mbështetje ndryshimit përmes votës për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi.
“Kërkoj besimin tuaj që t’ia sjellim ndryshimin Prizrenit duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit, si dhe të votoni numrin 13 të Vetëvendosjes,” ka përfunduar Muçaj.