Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga LVV, Edon Muçaj, tha se qytetarët pas mesnatës mbeten pa qasje në barna, pasi orari i barnatoreve kujdestare nuk është rregulluar, shkruan 04 Online.
Ai premtoi se si asambleist do ta trajtojë këtë çështje me prioritet, duke garantuar kujdes shëndetësor të vazhdueshëm për të gjithë.
Postimi i plotë i Edon Muçajt
A të ka ndodh edhe ty të mos gjesh barnatore të hapur pas mesnate?
❗️Pas mesnatës, qytetarët e Prizrenit mbesin pa qasje në barna sepse qeverisja lokale ende nuk e ka rregulluar orarin e barnatoreve kujdestare!
👩⚕️👨⚕️ Mjekët japin maksimumin e tyre në çdo kohë, por ç’vlerë ka terapia nëse pacienti nuk ka ku ta sigurojë medikamentet e nevojshme?
👨💼 Si asambleist i ardhshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta ngre këtë çështje me prioritet në Kuvendin Komunal të Prizrenit!
👨👩👧👦 Qytetarët kanë të drejtë të kenë kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe kjo fillon edhe me qasjen 24/7 në barnatore kujdestare.
✅️ Duke votuar numrin 1️⃣3️⃣ ju do të votoni për një Prizren që kujdeset për shëndetin e secilit qytetar.
Artan Abrashi 1️⃣0️⃣5️⃣✅️
Edon Muçaj 1️⃣3️⃣✅️