Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Edon Muçaj, ka thënë se do të angazhohet për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të gjeodezisë dhe kadastrës në komunë, duke e cilësuar atë si një fushë të rëndësishme për planifikimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruan 04 Online.
Muçaj ka theksuar se synon të ofrojë mundësi konkrete për të rinjtë dhe profesionistët e sapodiplomuar në këtë fushë.
“Angazhimi im për zhvillimin dhe funksionalizimin e shërbimeve gjeodezike nëse marr besimin tuaj: Punë praktike për të sapodiplomuarit në gjeodezi dhe kadastër. Trajnime për të rinjtë e interesuar për përdorimin e programeve si GiS, AutoCad, përdorimin e dronëve etj. Vendosjen e pikave orientuese në male dhe vende turistike,**” ka deklaruar Muçaj.
Sipas tij, ky plan do të ndihmojë në profesionalizimin e të rinjve, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e transparencës në menaxhimin e hapësirës urbane dhe rurale të Prizrenit.