Muçaj: Do të angazhohem për turizëm cilësor dhe zhvillim të qëndrueshëm për Prizrenin

0
86

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Edon Muçaj, ka premtuar se do të angazhohet për zhvillimin e turizmit, duke e cilësuar këtë sektor si një prej motorëve kryesorë të ekonomisë lokale, shkruan 04 Online.

Muçaj thekson se angazhimi i tij do të jetë për një turizëm cilësor dhe sasior, që krijon vlera të qëndrueshme dhe rrit potencialin e Prizrenit si “qyteti i turizmit”. Ai është shprehur i bindur se me vizionin e kandidatit për kryetar, Artan Abrashi, këto ide do të kthehen në realitet.

“Angazhimi im për turizëm cilësor dhe sasior nëse marr besimin tuaj, e jam i bindur që Kryetari i ardhshëm i qytetit të turizmit Artan Abrashi do të i realizojë” ka deklaruar Muçaj.

Muçaj ka thënë se do ta ngre zërin në Kuvend dhe do të angazhohet për krijimin e parkingjeve për autobusët e turistëve, trajnime për promovimin e turizmit rural, krijimin e shtegut të atletëve, botimin e broshurave për shtigjet e ecjes, publikimin e broshurave për vendet që duhet vizituar dhe trajnime për formimin e guidave turistike.

Sipas tij, këto masa do të forcojnë pozitën e Prizrenit si qendër të rëndësishme turistike në rajon, duke ndërlidhur trashëgiminë kulturore me zhvillimin ekonomik dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

https://www.facebook.com/reel/1518500842667480

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here