MSh-ja rekomandon të vaksinoheni kundër gripit sezonal: Këtë sezon gripi po shfaqet shumë më agresiv

0
336

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi sipas kësakj ministrie këtë sezon ky grip po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë.

“Gripi është sëmundje serioze që prek të gjitha moshat. Mund të parandalohet përmes vaksinës, që është mbrojtja më e mirë. OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë. Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas MSh-së përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet.

“Sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen.Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet tutje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here