Të gjithë e dimë atë ndjenjën e mrekullueshme të të fjeturit nën çarçafë të sapo larë. Mjafton një shtrat i pastër dhe i rehatshëm për të bërë të lumtur këdo. Është mjaft e çuditshme, por shumë njerëz nuk e kanë pastruar kurrë dyshekun e tyre. Nëse do ta dinit se çfarë mund të gjendej atje, angazhimin për ta pastruar nuk do ta mendonit dy herë. Të kesh çarçafë të pastër nuk do të thotë domosdoshmërisht se po fle në një shtrat të pastër.
Në fakt, ekspertët e shëndetit rekomandojnë që dysheku të pastrohet dy herë në vit minimalisht, që të siguroheni plotësisht se po flini në një dyshek të pastër.
E keni menduar ndonjëherë se sa qeliza të lëkurës humbasin njerëzit çdo orë që kalon? Miliona! Këto qeliza të lëkurës normalisht mbeten në sipërfaqen e çarçafëve, por disa prej tyre përzihen me fibrat dhe me djersë. Si rezultat, ata hyjnë në dyshekun tuaj. Me fjalë të tjera, dysheku juaj ka nevojë për një vëmendje serioze dhe është e rëndësishme ta pastroni atë.
A zgjoheni shpesh në mëngjes me hundë të bllokuara, ose me kruarje dhe a ju dhembin sytë kur zgjoheni? Epo kjo do të thotë se mikrobet e kanë kryer me sukses punën e tyre.
A e dinit se pesha e dyshekut dyfishohet çdo 10 vjet?
Ndoshta nuk e keni menduar kurrë këtë, por është fakt që një dyshek dyfishohet në peshë çdo 10 vjet. Dysheku juaj tashmë mund të jetë dyfishuar në peshë. Së pari, është grumbullimi i flokëve të njeriut, qelizave të lëkurës, mykut, baktereve, pluhurit etj. Tingëllon mjaft e frikshme apo kjo, por mos u shqetësoni, pastrimi i dyshekut nuk është aspak i vështirë. Edhe nëse e keni të pamundur për ta dërguar në pastrim kimik, mund ta bëni vetë shumë lehtë në shtëpi.