Mrekulli! Ra nga kati i shtatë i një pallati në plazhin e Durrësit, 3-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

0
211

Vajza 3-vjeçare që ra nga kati i shtatë i një pallati në plazhin e Durrësit është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve.

Fëmija ra mbrëmjen e së martës nga lartësia dhe u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas në atë të Traumës, ku vazhdon të ndodhet për shkak të dëmtimeve të marra. Sipas policisë vendore, ngjarja ka qenë aksidentale. Në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Tenda e një dyqani në katin e parë të godinës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime./TCh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here