Mr. Thomas Tuchel është punë e kryer, firmosen të gjitha dokumentat për t’i udhëhequr “Tre Luanët”

0
94

Trajneri i ri i Kombëtares së Anglisë pritet të jetë Thomas Tuchel.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se tashmë kjo është punë e kryer dhe se trajneri gjerman do t’i marrë “frenat” e “Tre Luanëve” në duart e tij, shkruan Indeksonline

Të gjitha dokumentat tashmë janë firmosur dhe ish-trajneri i Chelseat dhe PSG-së mund të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.

Tuchel pritet ta zë vendin e Lee Carsley, i cili u ul në stol pas shkarkimit të Gareth Southgate.

Objektivi i Tuchelit me Anglinë është fitimi i Kupës së Botës, e cila mbahet në Amerikë gjatë vitit 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here