Mpirja e krahut gjatë natës? Trupi yt po të paralajmëron

0
94

A të ka ndodhur ndonjëherë të zgjohesh natën dhe të ndjesh krahun të mpirë, sikur nuk është më i yti? Shumë njerëz e përjetojnë këtë dhe shpesh e neglizhojnë, duke menduar se është thjesht nga gjumi i rëndë. Por, në të vërtetë, pas kësaj ndjesie mund të fshihet më shumë sesa një pozicion i parehatshëm. Shpesh, mpirja ndodh kur flemë mbi krah, duke shtypur nervat ose duke bllokuar qarkullimin e gjakut.

Kur ndryshojmë pozicionin, zakonisht kalon. Por ka raste kur mpirja përsëritet shpesh, zgjat më shumë se disa minuta dhe fillon të shoqërohet me dhimbje qafe, shpatulle apo edhe me dobësi në dorë. Atëherë duhet të mendojmë se nuk është më thjesht lodhje ose gjumë i keq.

Mund të lidhet me probleme në shtyllën kurrizore të qafës, si disqe të dala që shtypin nervat. Ndonjëherë është shenjë e sindromës së tunelit karpal, një problem që prek shumë ata që punojnë gjatë me kompjuter. Edhe mungesa e vitaminës B12 mund të sjellë ndjesi shpimi gjilpërash e mpirje. Rrallë, por ndodh, mpirja e papritur e krahut, sidomos kur shoqërohet me dhimbje gjoksi, marramendje ose vështirësi në frymëmarrje, mund të jetë sinjal urgjent i zemrës apo i trurit.

Prandaj, nuk duhet injoruar. Nëse kjo ndjesi është e shpeshtë, është mirë të kërkosh këshillën e mjekut. Mund të jetë diçka e thjeshtë, si ndryshimi i jastëkut apo i pozicionit të gjumit, por gjithmonë është më e mençur të sigurohesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here