Ministria e Punëve të Brendshme e ka publikuar faqen e re “paviza.eu” për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën “Schengen”.
Aty mund edhe të kalkuloni sa ditë mund të qëndroni në shtetet e Evropës.
Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Schengen që nga janari i vitit 2024.
Shtetet në Schengen: Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Bullgaria, Rumania.














































