MPB merr në shfrytëzim objektet e komunave ilegale që u mbyllën në veri, do të vendosen tri ministri

0
73

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së fundi nga Policia e Kosovës për arsye se kanë funksionuar sipas sistemit paralel të Serbisë, të njëjtat u janë dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme. E punimet për ristrukturimin e tyre do të fillojnë së shpejti.

Më 30 gusht, në një aksion të policisë në veri të Mitrovicës u mbyllën pesë institucione paralele.

E të njëjtat, tashmë kanë kaluar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pronat si kjo në veri të Mitrovicës u mbyllen edhe në tri lokacione të tjera pasi që në to më herët janë kryer shërbime në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Kryesuesi komunal i komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin tha se kjo është në vazhdën e shtrirjes së sovranitetit në katër komunat veriore.

“Pronat komunale të shfrytëzohen sipas kërkesës së ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila u ardhë nga kryetari edhe kemi votuar për shfrytëzimin e pronës së Punëve të Brendshme. Ajo është një detyrë obligative, shtrirja e sovranitetit edhe ligjshmërisë në pjesën veriore pa marrë parasysh nga cila Ministri do të vjen ne jemi të gatshëm për shtrirjen e sovranitetit me vendimet e Kuvendit”, tha Ugljanin.

Ugljanin dha detaje edhe për ministritë e tjera që do të hapen në këto objekte.

“Të ministrisë së Financave, është Ministria për Komunitete dhe Kthim, edhe do Ministri të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ai./Tëvë1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here