Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.
“Kjo fushatë ka për synim, që përmes ngritjes së ndërgjegjësimit bashkërisht të parandalojmë keqpërdorimin e armëve të zjarrit, të parandalojmë të shtënat festive gjatë ahengjeve familjare, me qëllim që të ulen pasojat, të cilat shpeshherë në të kaluarën kanë qenë me lëndime të rënda trupore – por edhe fatale – për qytetarët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë.’
Kjo fushatë ka për synim, që përmes ngritjes së ndërgjegjësimit bashkërisht të parandalojmë keqpërdorimin e armëve të zjarrit, të parandalojmë të shtënat festive gjatë ahengjeve familjare, me qëllim që të ulen pasojat, të cilat shpeshherë në të kaluarën kanë qenë me lëndime të rënda trupore – por edhe fatale – për qytetarët.
MPB-ja gjatë muajit qershor, ka filluar me implementimin e fazës së parë të fushatës ku janë realizuar disa aktivitete kundër të shtënave festive, me ç ‘rast janë përfshirë institucionet qendrore e lokale, shkollat e bashkësitë fetare, forumet e sigurisë në bashkësi e përfaqësues të gastronomisë, OJQ e mediat lokale.
Në disa shkolla në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Pejë, janë mbajtur ligjërata mbi rrezikun e përdorimit të armëve të zjarrit, por edhe armëve të ftohta.
Gjithashtu vlen të theksohet se fushata do të jetë edhe më aktive gjatë sezonës së verës, ku do të ketë audienca të tjera të synuara, që vlerësohet se do të ndikojnë në parandalimin e të shtënave festive. Kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të muajit shtator.
•Raporto të shtënat festive;
•Siguria nuk është slogan, është mënyrë jetese;
•”Cool” t’bën dija, jo arma”, thuhet në njoftim./04 Online